Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘pasaport’

Pasaportat e Republikës së Kosovës janë duke u prodhuar në Lajpcig të Gjermanisë dhe i plotësojnë të gjitha standardet evropiane. Dizajni dhe të dhënat personale janë bërë me teknologjinë me të përsosur dhe është e pamundur të falsifikohen. Kjo pasaportë i plotëson të gjitha rekomandimet e organizatës ndërkombëtar të avicionit civil dhe të Bashkimit Evropian, pasi teknika e prodhimit të pasaportave ka shkuar sipas propozimeve të dhëna nga BE-ja.

Siguria e pasaportave është e nivelit mjaft të lartë sepse të dhënat personale të shënuara në pasaportë janë të dukshme vetëm përmes rrezeve ultraviolete.

Pasaportat e shtetit të Kosovës, vlerësohen lartë edhe nga zyrtarë të minstrisë se Punëve të Brendshme në Gjermani, ata theksojnë se nuk duhet të ekzistoj asnjë lloj dyshimi dhe frike sa i përketë cilësisë së pasaportave.

Pasaportatat e reja do t’u shpërndahen të gjitha shteteve anëtare të OKB-së, kjo do të bëhet nga ministria e Punëve të Brendshme, më qëllim që ato të shohin nga afër pasaportat e reja të Republikës se Kosovës. (RTK)

Lëshimi i pasaportave fillon së shpejti


Read Full Post »

Lëshimi i pasaportave të reja, që do të kenë emblemën e Republikës së Kosovës, do të filloi së shpejti. Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme në Kosove që është përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit.

Ligji për dokumentet e udhëtimit u miratua më 20 shkurt të këtij viti por nuk hyri në fuqi deri sa nuk ishte në fuqi kushtetuta e re e Kosovës. Me të hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës më 15 qershor, edhe ky ligj është në fuqi dhe nuk asnjë pengesë ligjore për të filluar lëshimin e dokumenteve të reja për shtetasit e Kosovës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qytetarët e Kosovës do të mund të pajisen me pasaportat e reja më së herëti nga data 18 korrik.

Mësohet se pasaportat e reja janë duke u shtypur jashtë vendit dhe do të jenë gjysmë biometrik, diçka që e bënë më të vështirë falsifikimin tyre.

Duke u bazuar në ligjin për dokumentet, do të prodhohen katër lloje të pasaportave: pasaporta diplomatike, pasaporta zyrtare, pasaporta e zakonshme dhe dokumenti që lejon udhëtimin individual në rast të humbjes së pasaportës deri në nxjerrjen e saj.

Ndryshe nga më herët kur pasaportat ishin të vlefshme vetëm dy vite, pasaportat e reja me mbishkrimin Republika e Kosovës do të jenë të vlefshme 10 vjet.

Shumë bashkatdhetar në botën e jashtme janë të interesuar të pajisen me pasaportat e reja gjatë atyre javëve sa qëndrojnë në Kosovë, por si duket kjo do të jetë e vështirë për shkak se bashkatdhetarët do të duhet të ju drejtohen të njëjtave sportele sikurse vendasit. Me që ky është fillimi i lëshimit të dokumenteve, pritet të ketë radhë të gjata para zyrave ku do të kërkohet për pasaportë. Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar se a është ndërmarr ndonjë masë për të lehtësuar pajisjen me pasaportë për bashkatdhetarët.

Pasaportat e reja do të mund të përdoren për udhëtime në vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Deri më tani Shqipëria është e vetmja nga fqinjët që e rrethojnë Kosovë , që ka njohur pavarësinë. Akoma nuk dihet se a do të ketë probleme për të udhëtuar për në Maqedoni me dokumentet e reja. Serbia që kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës nuk do të njohë pasaportat e lëshuar nga Republika e Kosovës.

Ligj e bënë të mundshme lëshimin e pasaportave edhe jashtë Kosovës nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës që fillimisht do të hapen në shumë pak shtete: ShBA, Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Francë, Turqi, Itali, Britani të madhe dhe Zvicër. Ende nuk është bërë e ditur se kur do t’i hapin dyert këto përfaqësi.

Keqpërdorimi i pasaportës do të dënohet me gjoba nga 50 dhe deri në 1 000 euro, varësisht nga lloji i keqpërdorimit.

Ligji për dokumentet e udhëtimit

Nëse keni pyetje, kontaktoni Ministrinë për Punë të Brendhsme në këtë numër telefoni: + 381 38 200 19 088

Po e shohim se shumë lexues të faqes sonë janë të interesuar të dinë më shumë për pasaportat e reja dhe ne do të mundohemi që në ditën e ardhshme të ju njoftojmë me të rejat e fundit për këto pasaporta.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e din se kur do të fillojë lëshimin e dokumenteve të reja të Republikës së Kosovës, përkundër përgatitjeve që po i bën në këtë drejtim, ndërkohë që UNMIK-u do të vazhdojë lëshimin e dokumenteve për shtetasit e Kosovës, deri në ditën e fundit të tranzicionit, fazë kjo për të cilën ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

(më tepër…)

Read Full Post »

Flamuri i KosovësQeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt mori vendim që të përshpejtohet procedura e nxjerrjes së dokumenteve të reja të udhëtimit në përputhje me statusin e ri të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran si dhe miratoi disenjin e pasaportës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi nga Ministri i Punëve të Brendshme që kjo çështje të procedohet dhe menjëherë pas përfundimit të fazës tranzitore, qytetarët e Kosovës kudo që jetojnë, t’i kenë dokumentet e tyre shtetërore.

(më tepër…)

Read Full Post »

Për tu informuar me të rejat e fundit në lidhje me dokumentet e udhëtimit që pritet të lëshohen nga Republike e Kosovës, lexoni këtë artikull publikuar më datën 1 prill 2008: Ende nuk dihet se kur do të filloj lëshimi i dokumenteve të identifikimit- udhëtimit të Republikës së Kosovës

—–

Pasaportat e UNMIK-ut që për nëntë vjet u shërbyen kosovarëve si dokumente udhëtimi, ndonëse në vende të kufizuara, së shpejti s’do të kenë më asnjë vlerë më shumë se një kujtim i së kaluarës.

Në duart e kosovarëve, së shpejti do të vijnë pasaportat e reja, ku në të do të figurojë simboli i shtetit të Republikës së Kosovës. Për dallim nga ato të vjetrat që kishin afat përdorimi vetëm për dy vjet, pasaportat e reja do të kenë afat prej 10 vitesh. Prodhimi i dokumenteve të reja të udhëtimit do të jetë i nivelit të njëjtë me ato të shteteve të zhvilluara.

Projektligji për dokumentet e udhëtimit, i miratuar në parim, të martën në Kuvendin e Kosovës ka paraparë që dokumentet e udhëtimit lëshohen nga Ministra e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërkaq, mësohet se dokumentet e lëshuara në qarkullim nga ana e UNMIK-ut, do të jenë valide deri në ditën e skadimit të tyre.

Gazeta Express 

Read Full Post »