Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘pavarësia’

Analisti në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington,  Janush Bugajski, tha në Prishtinë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shkupi paraqet një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Advertisements

Read Full Post »

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij flet për çështjen e flamurit shqiptar, valëvitja e të cilit nëpër institucionet shtetërore pak kohësh u ndalua me ligj, ai flet për shqipen, jo si gjuhë e dytë, por si gjuhë zyrtare, pasi shqiptarët atje janë 25 për qind. Në këtë intervistë ai flet për çështjen e Shqipërisë së madhe dhe për aspiratat e Maqedonisë për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit.Rrugës për në Tetovë, nga kufiri deri këtu kemi kaluar nëpër fshatra, nëpër qyteza shqiptare dhe kemi pare shumë flamuj shqiptar. Një realitet që në fakt nuk e kemi parë kaq shpesh në 7 vitet e fundit.

(më tepër…)

Read Full Post »

Vala e dytë e njohjeve

Flamuri i Kosovës 

Këtë javën e fundit para pushimit të Pashkëve filloi vala e dytë e njohjeve të Kosovës shtet të pavarur. Pas disa ditëve me shterje Kosova po vazhdon të njihet shtet i pavarur nga vendet më demokratike në botë.

Dje Republika e Kosovës u njoh nga Japonia dhe vetëm disa orë më vonë edhe nga Kanadaja.

Dita e sotme filloi me njoftimet për njohjen e pavarësisë nga shtetet fqinje: Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria. Pak më vonë erdhi edhe lajmi i mirë që njëri ndër shtetet më të vogla në botë, principata e Monakos, ka njohur pavarësinë e Kosovës.Tani pritet që edhe disa shtete tjera në rajon të njohin pavarësinë e Kosovës dhe gjasat janë shumë të mëdha që Maqedonia brenda disa ditëve të ju bashkohet Kroacisë, Bullgarisë dhe Hungarisë. Edhe Greqia do ta bëjë këtë por jo me njëherë duke ju bashkuar valës së tretë që përpos disa shteteve europiane do të përbëhet kryesisht nga shtete afrikane dhe aziatike.

Brenda vitit do të përmbyllet procesi i njohjes së Kosovë shtet i pavarur dhe deri atëherë shumica e shteteve do të pranojnë dëshirën e popullit të Kosovës për të qenë të pavarur.

Shtetet që nuk do të njohin pavarësinë janë Serbia, Rusia, Bjellorusia dhe Qiproja.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Është një histori qindvjeçare. Një histori e dhimbshme kosovare, që mori fund. Kosovarët më në fund e krijuan shtetin e tyre me shumë, shumë… sakrifica. Dhe është shumë normale të festojnë dhe të gëzohen. Meritojnë festimin e tillë. Serbët janë të hidhëruar, mos të them të tërbuar në dhembjen e tyre, që e humbin Kosovën. Dhe më në fund, ishte koha ta humbin. Dhe serbët do të bëjnë çmos, që ta pengojnë zhvillimin e Kosovës si shtet.

Janë naivë ata që mendojnë se serbëve u duhet kohë, që t’i shërojnë plagët e humbjes. Ata e kanë krijuar një mentalitet të tyre megalomanie, kur bëhet fjalë për Kosovën. Serbët janë të humbur dhe të hutuar, në vlerësimet e tyre politike. Shpesh hesapet, s’dalin mirë në Pazar. Serbët s’e kanë llogaritur mirë procesin e globalizimit. Në propagandën e tyre qindvjeçare për Kosovën dhe kosovarët, si pronë e tyre, dhe kosovarët si një turmë e prapambetur, primitive që nuk mund të funksionojnë si shtet. Ky është fiksimi i tyre mental. Dhe ata i besojnë kësaj,me verbëri. Është problem i tyre.

(më tepër…)

Read Full Post »

Liga e Socialdemokratëve të Vojvodinës ka dënuar aksionin e një grupi qytetarësh, të cilët në Sombor ndajnë falas bukë në mënyrë që qytetarët të mos blejnë në furrat e bukës në pronësi të shqiptarëve.

“Gjesti i tillë mund të karakaterizohet si fashist, sepse të përkujton kohën kur patriotët e rremë gjermanë në vitet tridhjetë bojkotonin tregtarët çifutë, gjë që në fund përfundoi me hollokaust”, thuhet në një reagim të kësaj partie të Vojvodinës.

Ndërkaq, në një koment të gazetës “Politika” po në këtë temë, me titull “Vekna (buka) e turpit” theksohet se “ndarja falas e bukës, e cila turpëron të gjithë qytetarët e Somborit, që turpëron Vojvodinën dhe tërë Serbinë, po vazhdon çdo mëngjes gjithnjë deri më sot, por që askush nga komepetentët nuk e ka parë të nevojshme të bëjë diçka dhe nga mendja fodull e një numri të vogël të mbrojë fqinjët e tyre”. Por, ndërsa kjo farsë shoveniste po vazhdon prej dy javësh në Sombor, e cila është shoqëruar edhe me sulmet ndaj pronave të shqiptarëve, shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq dje ka folur në një mbledhje të Këshillit të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për Vojvodinën si shembull kur respektohen të drejtat e njeriut dhe ato janë në nivelin më të lartë!

 Qendra për Informim e Kosovës

Read Full Post »

Revista e re “Ekonomisti” që botohet në Kosovë në numrin e saj të fundit ka publikuar një intervistë me ish-kryeministrin e Kosovës dhe tani kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi. Më poshtë po sjellim disa nga përgjigjjet e zotit Rexhepi dhënë revistës.

Ekonomisti: Meqë ju jetoni në fshatin Suhodoll që gjendet në veri të Mitrovicës, sa e ndieni veten të sigurt?

Rexhepi: Po unë e ndiej veten shumë të sigurt, por qytetarët kanë të drejtë të shqetësohen ndonjëherë. Kjo ndoshta është edhe për nga natyra ime, sepse jam i prirur që zakonisht t’i minimizoj këto ngjarje, të cilat të tjerët ndoshta mund t’i konsiderojnë shumë të mëdha.

Ekonomisti: Ju keni propozuar Mitrovicën me dy komuna. Kështu është konceptuar edhe në planin e Martti Ahtisaarit. A besoni ende se shpëtimi i vetëm për Mitrovicën është funksionimi i saj me dy komuna?

Rexhepi: Po ne një kohë të gjatë jemi munduar të gjejmë një zgjidhje për çështjen e Mitrovicës. Ky vend ka kaluar edhe nëpër neglizhencën e madhe nga ana e ndërkombëtarëve, por edhe tw vendorëve. UNMIK-u para ca ditësh ka pranuar se nuk është bërë sa duhet për çështjen e Mitrovicës. Natyrisht ka qenë i njohur edhe opsioni për ndarjen e pushtetit në Mitrovicë, i cili do t’i kënaqte disa aspirata të komunitetit serb. Por në anën tjetër mund të jetë një dhimbje për shqiptarët. Një sakrificë e tillë mendoj se realisht mund ta parandalonte ndarjen klasike të Mitrovicës dhe do të ishte një opsion i mirë krahas qëllimeve tona, sepse ne asnjëherë nuk u kemi ofruar diçka të tillë strukturave politike serbe për ndonjë marrëveshje eventuale lidhur me këtë çështje. Por gjithsesi parakushte për një gjë të tillë janë siguria e plotë, si dhe shpërbërja e strukturave paralele, sundimi i ligjit, lëvizja e lirë si dhe të mbrohet e drejta e pronës. Në këtë mënyrë ndoshta edhe do të mund të funksiononte ky koncept.

Ekonomisti: Çështja e shqiptarëve në veri është një problem më veti. Shumë prona janë shitur dhe njerëzit janë zhvendosur, por tash mund të ndryshohet situata dhe një pjesë e tyre mund të tentojë të kthehet. Si do ta zgjidhni këtë problem?

Rexhepi: Po natyrisht se plani ekziston. Përpara në pjesën veriore të Mitrovicës, më se 41 për qind e popullsisë ka qenë shqiptare, kurse të tjerët kanë qenë serbë dhe pakica tjera. Tash në këtë pjesë, shqiptarë e joserbë janë vetëm 15 për qind. Një pjesë e mirë e shqiptarëve i kanë pronat në atë pjesë dhe kompetent për këtë çështje është Agjensioni i Pronësisë. Gati të gjitha rastet janë të shqyrtuara dhe në proces tw implementimit. Kjo do të ndodhë, por natyrisht ky është një proces pak më i ngadalshëm, deri në kryerjen edhe tw disa formaliteteve rreth përfundimit të statusit dhe implementimit final të këtij projekti.Ekonomisti: A ka ndonjë statistikë se sa janë pronat e shitura të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës?

Rexhepi: Nuk kemi statistika për këtë çështje, sepse kjo gjë ka qenë kompetencë e administratorit lokal. Ndoshta përafërsisht 20 apo 30 për qind të pronave janë shitur apo ndërruar në mënyrë konsensuale.

Të tërë intervistën mund ta lexoni ketu: Dhunës do t’i përgjigjemi me gjuhë të njejtë

Read Full Post »

Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo ishte përgjigja e Washingtonit ndaj deklaratave të zyrtarëve rusë që dje ishin për vizitë në Beograd, ku theksuan mbështetjen e Rusisë për sovranitetin serb. Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne, ka thënë nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns.

“Ne do të bëjmë përpjekje të punojmë me të dyja palët, si rusët ashtu edhe serbët, mirëpo duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Serbisë për “anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA”, zëdhënësi Casey tha se edhe ajo deklaratë e kryeministrit serb “nuk dallon shumë nga çdo fjalim tjetër që ka mbajtur ai (Koshtunica) për Kosovën”.

Ndërkaq nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns duke folur mbrëmë në Washington, në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, ka hedhur poshtë zërat për ndarjen e Kosovës.

“Ne nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës, e këtë nuk do ta pranojnë as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO-ja”, tha Burns. Ai shtoi se “Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne”.

“Nëse Serbët e Kosovës, apo ata në Beograd mendojnë se mund ta ndajnë Kosovën, atëherë ne u themi se e kanë gabim”, tha nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, në një nga fjalimet e tij të fundit në postin e tanishëm.

Ai në fillim të marsit pensionohet me dëshirën e tij. Do të mbahet në kujtesë të Kosovës sepse ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që i orientoi dhe i dinamizoi aktivitetet për zgjidhjen e 1ështjes së saj gjatë tre vjetëve të fundit.

Radio Televizioni i Kosovës

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »