Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘PDK’

“Ne po përpiqemi të ndërtojmë një demokraci të re dhe nuk do ta lëmë Ramushin ta kthejë Kosovën në xhungël”, thotë Vlora Çitaku zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Dan Bilefsky, International Herald Tribune

Në vitin 2005 kur u dërgua në Hagë i akuzuar për krime lufte Ramush Haradinaj e pa veten ballë përballë me Sllobodan Millosheviçin, i cili gjendej në një qeli aty afër.

“Millosheviçi më pyeti në anglisht nëse isha Haradinaj dhe vazhdoi me pyetje të tilla si “Si ndihesh këtu? dhe “Si po shkojnë gjërat në Kosovë?”, kujton Ramush Haradinaj.

“Iu përgjigja se Evropa do të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin në Kosovë dhe Amerika do të kujdeset për sigurinë tonë”, vazhdon rrëfimin Haradinaj. Ai kujton se Millosheviçit nuk i pëlqeu përgjigja dhe u largua.
“Unë nuk ndihesha i humbur në këtë histori, se i takoja anës fituese” pohon Haradinaj.

Ramush Haradinaj doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës në prillin e këtij viti.

Aktualisht Haradinaj 40 vjeçar synon sërisht të udhëheq shtetin e sapo lindur. “Ne kemi një rrëmujë të madhe në vend. Ka njerëz që nuk kanë ujë për tualetet e tyre dhe ka mungesa të energjisë elektrike. Unë jam ai që mund t’i zgjidh problemet e tyre. Duat të jem kryeministri i ardhshëm i vendit dhe nuk ka dyshim për këtë”, thotë Haradinaj.

(më tepër…)

Advertisements

Read Full Post »

Më shumë se gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 17. nëntorit, Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur të gjobis shumicën e partive politike në Kosovë për mosdeklarim apo deklarim të mangët të shpenzimeve dhe të ardhurave gjatë fushatës së zgjedhjeve.

Paneli i përbërë nga një ndërkombëtar, që edhe kryeson panelin, dhe dy vendorë, pas një ankese nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike pranë OSBE-së , ka konstatuar se partitë politike në Kosovë, mes këtyre edhe ato më të mëdhatë, kanë bërë deklarim të pasaktë të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë zgjedhjeve të 2007.

Partia Demokratike e Kosovës që pas zgjedhjeve të nëntorit 2007 është edhe partia më e madhe në Kosovë dhe pjesë e qeverisë, është dënuar me 93 000 euro për mosrespektim të rregulloreve të ndryshme për zgjedhjet. Kjo është gjoba më e madhe që është dhënë me rastin e zgjedhjeve të 2007.

PDK që pushtoi gazetat, televizionet, internetin me fushatën e tyre që ishte mjaft e suksesshme dhe i solli në qeveri, nuk ka deklaruar se nga kanë marr shumat marramendëse që ishin të nevojshme për të financuar fushatën zgjedhore. Në fushatën e PDK-së ishin inkuadruar edhe ekspert amerikan për marrëdhënie publike që më herët kishin udhëhequr fushata presidenciale në ShBA.

Në raport shkruan se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka paraqitur raporte të sakta, nuk ka raportuar plotësisht për të gjitha shpenzimet dhe te ardhurat, nuk ka bërë identifikimin e të gjitha burimeve të ardhurave, ka pasur një historik të mosparaqitjes së deklaratave financiare dhe nuk ka bashkëpunuar me auditorët.

PDK-së i është dhënë mundësia që të ju përgjigjet këtyre akuzave, por Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka marrur asnjë përgjigjje nga partia më e madhe në Kosovë, që fitoi zgjedhjet e fundit duke premtuar se do të luftonte korrupsionin që kishte lëshuar rrënjë gjatë qeverisjes së LDK-së dhe AAK-së.

Konkurrentja Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) që mori shumë më pak vota sesa PDK dhe tani është në opozitë, është gjobitur me 5 000 euro.

Partnerja e PDK-së në qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marr gjobën 20 000 euro.

Nexhat Daci me dardanët kanë marrë një gjobë prej 8 000 euro.

Aleanca Kosova e Re, që ka lider milionerin Behgjet Pacolli, do të duhet ti paguaj 12 000 euro gjobë.

Edhe partitë e minoriteteve dhe kandidatet e pavarur janë gjobitur.

Arsyetimet janë të njëjta pothuajse në të gjitha vendimet për gjobitje ndaj shkelësve të rregulloreve për zgjedhje, por shuma e madhe që do të duhet të paguhet nga PDK-ja tregon se shkeljet e tyre duhet të kenë qenë më të rëndat.

Gjobat është dashur të paguhen brenda 15 qershorit. Nuk dihet ende se cilat subjekte kanë paguar këto gjoba.

Në vendime nuk shkruan se ç’far mund të ndodhë nëse gjobat nuk paguhen.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shqyrtoi incidentin parlamentar në mes të zv.ministrit të Tregtisë dhe Industrisë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Naser Osmanit, dhe z. Fatmir Limaj, ministër i Post-Telekomunikacionit e deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryesia e LDK-së vlerëson se vendim-shkarkimi i zv.ministrit Osmani nga ana e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, është veprim i ngutshëm dhe shkelje e Marrëveshjes së partneritetit qeverisës.

Kryesia e LDK-së kërkon që krerët e marrëveshjes së koalicionit të takohen në kohën më të shpejtë të mundshme për ta shqyrtuar këtë rast.

Deri atëherë kryesia e trajton çështjen të pazgjidhur.

Ndërsa presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht edhe kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë: “Natyrisht se kryeministri ka vepruar mbi bazë të dispozitave kushtetues dhe të asaj pjese që është rregullore mbi organizimin e Qeverisë. Ne do të komunikojmë edhe më tej, në mënyrën më të mirë të mundshme që qeverisja në Kosovë të jetë efektive dhe e suksesshme dhe pa pasur momente që mund të krijojnë disonanca të caktuara ”

LDK + PDK
Probleme brenda LDK-së

Read Full Post »

LDK + PDK

Dikur, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe partia e tij ishin armiqtë më të mëdhenj të Hashim Thaçit, që para se të bëhej kryetar partie, e tani kryeministër, ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të UÇK-së. Sipas këtyre njerëzve LDK dhe udhëheqësia e saj ishin tradhtar të popullit të Kosovës, diçka që arsyetohej me fotografitë nga takimet mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Milosheviqit.

Por gjërat kanë ndryshuar. E gjithë kjo i takon të kaluarës. Thaçi tani më nuk është radikal siç ishte kur ai studionte në Universitetin e Prishtinës apo u bë pjesë e udhëheqësish së UÇK-së. Pas një kohe të shkurtër si kryeministër i Kosovës fill pas mbarimit të luftës, Thaçi që nuk kishte një përshtypje të mirë tek ndërkombëtarët u deshtë të hynte në opozitë dhe në të njëjtën kohë të filloj një reformim të partisë dhe mënyrës se sy ky perceptohej nga ndërkombëtarët në Kosovës.

Për tu bërë më i pranueshëm, Thaçi i ktheu shpinën idealizmit, asaj që ai gjithmonë kishte besuar, dhe filloi me pragmatizëm për të ju treguar ndërkombëtarëve se ky tani nuk ishte më ushtari gjarpër i luftës së Kosovës por një politikan i respektuar që ishte i gatshëm të merrte në drejtim shtetin e Kosovës.

Në këtë rrugë të transformimit të Thaçit nga një idealist në një pragmatist, partia PDK, ndoshta edhe për shkak të egoizmit të Thaçit për tu bërë kryeministër dhe bile kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, sakrifikoi shumë. Lufta e Kosovës filloi të përmendej më rrallë, u pranua që Kosova të mos ketë ushtri të vetën, u hesht kur ata që tani përsërisnin kërkesat e dikurshme të Thaçit dhe shokëve të tij arrestoheshin nga policia ndërkombëtare, LDK nuk ishin më tradhtarët e dikurshëm por bashkëpunëtorët e nevojshëm, flamuri kombëtar u sakfrikua për yllat e BE-së.

Thaçi dhe LDK u bënë mish e shpirt. Kjo ilustrohet më se miri nga vizita e Thaçit tek varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Për së gjalli nuk arritën të pajtoheshin por tani, ndoshta jo nga vetëdëshira, një pajtim po vjen. Një pajtim që siguron pozicionet e politikanëve por që pa dyshim dëmton popullin pasi që Kosova tani nuk ka ndonjë opozitë dhe fati i popullit është në duart e njerëzve që për më shumë se 9 vite rresht dëshmuan se nuk dinë asgjë tjetër veçse të keqpërdorin në të gjitha mënyrat besimin e popullit. Askush në parlament për të ngritur zërin nëse qeveria Thaçi fillon të çoroditet si ato te mëparshmet. AAK-ja e vogël që tani është në opozitë për një kohë është neutralizuar me ndryshimin e Kornizës Kushtetuese që e bënë të mundshme përfaqësimin e kësaj partie në kryesinë e kuvendit.

Read Full Post »