Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Ramush Haradinaj’

“Ne po përpiqemi të ndërtojmë një demokraci të re dhe nuk do ta lëmë Ramushin ta kthejë Kosovën në xhungël”, thotë Vlora Çitaku zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Dan Bilefsky, International Herald Tribune

Në vitin 2005 kur u dërgua në Hagë i akuzuar për krime lufte Ramush Haradinaj e pa veten ballë përballë me Sllobodan Millosheviçin, i cili gjendej në një qeli aty afër.

“Millosheviçi më pyeti në anglisht nëse isha Haradinaj dhe vazhdoi me pyetje të tilla si “Si ndihesh këtu? dhe “Si po shkojnë gjërat në Kosovë?”, kujton Ramush Haradinaj.

“Iu përgjigja se Evropa do të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin në Kosovë dhe Amerika do të kujdeset për sigurinë tonë”, vazhdon rrëfimin Haradinaj. Ai kujton se Millosheviçit nuk i pëlqeu përgjigja dhe u largua.
“Unë nuk ndihesha i humbur në këtë histori, se i takoja anës fituese” pohon Haradinaj.

Ramush Haradinaj doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës në prillin e këtij viti.

Aktualisht Haradinaj 40 vjeçar synon sërisht të udhëheq shtetin e sapo lindur. “Ne kemi një rrëmujë të madhe në vend. Ka njerëz që nuk kanë ujë për tualetet e tyre dhe ka mungesa të energjisë elektrike. Unë jam ai që mund t’i zgjidh problemet e tyre. Duat të jem kryeministri i ardhshëm i vendit dhe nuk ka dyshim për këtë”, thotë Haradinaj.

(më tepër…)

Read Full Post »

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj u ka bere thirrje institucioneve dhe autoriteteve te Kosoves qe te mos degjojne gjithmone nderkombetaret.

Sipas tij, institucionet vendore duhet te jene te pergjegjshme per te marre vete vendimet. “Kosovaret nuk duhet te degjojne gjithnje ate qe thone nderkombetaret per ceshtje te rendesishme te vendit. Institucionet vendore duhet t’i nisin dhe argumentojne vete te gjitha ceshtjet me vlere”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel

Read Full Post »

Dje në Prishtinë nga pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës është arrestuar gazetari i mirënjohur Baton Haxhiu pas një urdhri nga gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi e vendosur në qytetin holandez, Hagë. Haxhiu po dje ka udhëtuar për në Hagë me aeroplanin e vijës së rregullt.

Gjykata e Hagës ka vendosur të ngre aktpadi kundër gazetarit Baton Haxhiu për shkak se ky i fundit gjatë vitit 2007 publikoi një artikull në gazetën Express që përmbante emrin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë që do të dëshmonte/kishte dëshmuar kundër Ramush Haradinaj.

Artikulli nuk ishte shkruajtur nga Haxhiu. Në vendin ku duhej të shkruante emri i gazetarit shkruante “Express”.

Në të vërtet emri i dëshmitarit u zbulua nga ish-zëvendëskryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Steven Schook gjatë një takimi që ky kishte me disa politikan kosovar.

Me te mësuar emrin e dëshmitarit dhe vendndodhjen e tije, në një shtet perëndimor, ish ministri i kulturës i Kosovës, Astrit Haraqija, i dërgoi një porosi dëshmitarit përmes bashkëpunëtorit të tij Bajrush Morina, ku lutej që të mos dëshmonte kundër Ramush Haradinaj në Hagë.

Por takimi midis dëshmitarit të mbrojtur dhe Bajrush Morinës u përgjua nga policia e vendit ku banonte dëshmitari dhe kaseta me inxhizime iu dërgua gjykatës në Hagë.

Pak javë më parë gjykata e Hagës publikoi edhe aktpadinë kundër Astrit Haraqisë dhe Bajrush Morinës. Pas paraqitjes së parë para trupit gjykues këta janë lënë të lirë deri sa të filloj gjykimi kundër tyre.

Baton Haxhiu, që gjatë kohës kur u publikua artikulli në fjalë ishte drejtor i gazetës Express, do të paraqitet sot para trupit gjykues.

Prokuroria e gjykatës në Hagë janë të zhgënjyer pas shpalljes të pafajshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe tani po bëjnë çmos që të kenë sukses me ankesën që ata e kanë paralajmëruar kundër vendimit të gjykatës. Prokuroria fajin për shpalljen e Haradinaj të pafajshëm ia lë mosparaqitjes së disa dëshmitarëve në gjyqin kundër Haradinaj.

—–

Sot (21 maj) Haxhiu është paraqitur për herë të parë para gjyaktësve dhe e ka deklaruar veten të pafajshëm. Avokatët kanë kërkuar lirim të përkohshëm të Haxhiut. Kjo kërkes është duke u shqyrtuar.

—–

Gazeta Express 21 maj 2008: Disa javë pasi është botuar ky artikull, ish drejtori i gazetës Express ka dhënë sqarimet e tij edhe në Zyrën e Prokurorëve të këtij institucioni ndërkombëtar në Prishtinë, ndërkohë që tash të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe në Hagë.

Pritet që Baton Haxhiu të japë sqarime për mënyrën se si ka arritur të marrë informacionin rreth akuzës së ngritur ndaj ish ministrit Astrit Haraqija dhe këshilltarit e redaktorit të gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina dhe për arsyen e publikimit të emrit të dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë në procesin gjyqësor “Ramush Haradinaj dhe të tjerët”.

 

Read Full Post »

Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ne nje interviste ne emisionin “Top Story” ne Top Channel ka konfirmuar angazhimin e tij ne politike pas shpalljes i pafajshem nga gjykata e Hages.Haradinaj ka deklaruar se prania e tij nuk duhet te nervozoje askend, duke theksuar se nga mungesa e tij ka pasur persona qe kane perfituar politikisht.

“Askush nuk duhet te nervozohet nga prania ime. Me mire te kemi nje konkurrence dhe te ballafaqohemi ne menyre te drejte. Eshte e vertete qe gjate mungeses sime per tre vjet, konkurrentet politike i kane shfrytezuar hapesirat”, ka pohuar Haradinaj, i cili vlereson qeverine aktuale te Kosoves si te papershtatshme per situaten.

“Nuk eshte nje qeverisje e duhur per kete kohe”, ka theksuar ai. Me pas, i pyetur per reagimet e bera nga pala serbe pas shpalljes te pafajshem nga Haga, ai e ka cilesuar si dicka te natyrshme reagimin e Beogradit.

“Eshte e natyrshme qe palet armike pas luftes me arme te luftojne per opinion, per imazhin e keq te pales tjeter. Pala tjeter ka tentuar te vrase opinionisht mua dhe UCK-ne. Por une iu them atyre se Serbise dhe serbeve nuk u kam asnje borxh. Gjithashtu, qellimi yne ka qene i paster dhe lufta jone ka qene e paster”, ka thene Haradinaj, i cili ka rrefyer edhe ecurine e procesit gjyqesor, aq i perfolur per deshmitaret.

“Ekipi mbrojtes vertetoi gjate paraqitjes se akuzave se une jam i pafajshem. Persa i perkete deshmive mund te them se nje ndjenje armiqesore ekziston mes paleve, por ne kemi bere nje pune te mire si pale mbrojtese qe cdo deshmi te sillet para gjyqit”, eshte shprehur Haradinaj.

Ish-komandanti i UCK-se ka shtuar me tej se gjate qendrimit ne burgun e Hages ka pare edhe Milloshevicin, me te cilin ka shkembyer edhe batuta.

“E kam pare Milloshevicin ne 2005-en ne burgun e Hages. Ishte kenaqesi qe pash qe ai qe ka shkaktuar aq shume vuajtje te ndodhet aty. Ne nje bisede te pare, Milloshevici me pyeti “si po shkojne gjerat ne Kosove?” dhe une i thashe se evropianet po na ndihmojne te bejme nje shtet si te vetin. Ai u merzit”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel

Read Full Post »

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dje u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës sot pasdite arriti në Aeroportin Prishtina, ku u prit nga udhëheqja e AAK-së, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike të vendit dhe qytetarë të shumtë. Në të dalë nga aeroporti Haradinaj deklaroi se ndjehet shumë mirë në mesin e popullit të Kosovës dhe u nis në shtëpi, tek familja e tij. Lirimin e Ramush Haradinajt e kanë mirëpritur bashkëluftëtarët e tij, qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Dje Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, “për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit”.

Tribunali ka hedhur poshtë këto akuza në të tri rastet dhe ka shkarkuar nga të gjitha akuzat edhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burgim Lahi Brahimajn, për shkeljen e zakoneve të luftës.

Deri sa gazetat shqiptare shkruajnë për festimet anembanë Kosovës me rastin e lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykatë për krime lufte në Hagë, ku rëndonin akuzat për krime mizore lufte kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve, gazetat serbe, nga ato liberale deri në ato nacionaliste, sjellin opinionet e shumë serbëve që konsiderojnë lirimin e Haradinajt dhe shpalljen e tijë të pafajshëm si “marrëzi”.

Gazeta Blic shkruan: “Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës dhe anëtarë i njërës nga familjeve më me ndikim në Kosovë që ka lidhje të forta kriminale, u shpall i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës…Prokuroria nuk kishte mundësi të sillte para gjyqit 10 dëshmitar. Nëntë nga këta janë vrarë kurse Ramiz Muriqi pasi që ishte plagosur refuzoi të dilte para gjykatësve dhe të dëshmonte”

Akuzat e mediave serbe janë mohuar nga përfaqësuesja e Tribunalit të Hagës në Serbi që ka thënë këto akuza janë të pavërteta.

Read Full Post »

Ramush Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. është shpallur i pafajshëm nga Tribunali për Krime të Luftës në Hagë.

Kthehet Ramushi – Mediat serbe akuzojnë

Read Full Post »