Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Serbia’

“Asnjëherë nuk do të hapet pakoja e Martti Ahtisaari-t, asnjëherë nuk do të hapet statusi i Kosovës dhe asnjëherë nuk do të ulemi në tavolinë për të dialoguar çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës dhe të pozicionit të saj juridik dhe kushtetues që ka”, ka thënë presidenti i vendit Fatmir Sejdiu pas një takimi me përfaqësuesit e minoriteteve, veç atyre serb, të cilët e kanë bojkotuar takimin.

Presidenti Fatmir Sejdiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Beogradin për çështje praktike që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, por ka theksuar se në këto bisedime, Prishtina mund të hyjë vetëm si palë e barabartë me Beogradin.

Sejdiu ka thënë se pavarësisht tendencave të Beogradit, Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që do të jetë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, çdo çështje e mundshme do të analizohet thellësisht dhe me maturi. Presidenti i Kosovës siguroi se sa i përket statusit nuk do të ketë më asnjëherë bisedime me Serbinë.(RTK)

Read Full Post »

Analisti britanik për çështje të Ballkanit, Tim Judah nuk mendon se zgjedhjet në Serbi do të kenë ndonjë domethënie për Kosovën.

“Tadiq dhe aleatët e tij janë pothuajse tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës. Mendoj se do të vazhdojnë rrugën e tyre për të konsoliduar kontrollin e Qeverisë së Serbisë brenda Kosovës, prandaj nuk mendoj se këto zgjedhje do të kenë ndonjë rëndësi në Kosovë”, ka thënë Judah.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Judah ka thënë se ato kanë më shumë domethënie për atë se çfarë do të ndodhë në Serbi, por jo edhe në Kosovë. Ai ka theksuar se një pjesë e madhe e zhvillimeve aktuale politike, sikur që është formimi i parlamentit serb në Kosovë, burojnë nga ndasitë politike në Serbi. Ndërkohë duke folur rreth misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian, Judah ka thënë se çfarëdo që Bashkimi Evropian të thotë, jemi duke ecur drejt situatës në të cilën ndikimi i Bashkimit Evropian do të dominojë në pjesët e banuara me shqiptarë, kurse Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të dominojnë në pjesët e banuara me serbë. Mendoj se ky proces në fund sërish do të varet nga formimi i qeverisë në Serbi, ka thënë Tim Judah.

Tadic shumë herë në fjalimet e tij ka përsëritur mesazhin nacionalist se Kosova gjithëmon do të jetë pjesë e Serbisë.

Read Full Post »

Është një histori qindvjeçare. Një histori e dhimbshme kosovare, që mori fund. Kosovarët më në fund e krijuan shtetin e tyre me shumë, shumë… sakrifica. Dhe është shumë normale të festojnë dhe të gëzohen. Meritojnë festimin e tillë. Serbët janë të hidhëruar, mos të them të tërbuar në dhembjen e tyre, që e humbin Kosovën. Dhe më në fund, ishte koha ta humbin. Dhe serbët do të bëjnë çmos, që ta pengojnë zhvillimin e Kosovës si shtet.

Janë naivë ata që mendojnë se serbëve u duhet kohë, që t’i shërojnë plagët e humbjes. Ata e kanë krijuar një mentalitet të tyre megalomanie, kur bëhet fjalë për Kosovën. Serbët janë të humbur dhe të hutuar, në vlerësimet e tyre politike. Shpesh hesapet, s’dalin mirë në Pazar. Serbët s’e kanë llogaritur mirë procesin e globalizimit. Në propagandën e tyre qindvjeçare për Kosovën dhe kosovarët, si pronë e tyre, dhe kosovarët si një turmë e prapambetur, primitive që nuk mund të funksionojnë si shtet. Ky është fiksimi i tyre mental. Dhe ata i besojnë kësaj,me verbëri. Është problem i tyre.

(më tepër…)

Read Full Post »

Më 26 shkurt 2008, Ministri i Financave të Serbisë, z. Dinkiq ka deklaruar se Serbia duhet t’i ndalojë pagesat e borxheve të Kosovës, pasi që kjo e fundit e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Qeveria e Serbisë do të vazhdojë ta diskutojë qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje. Sipas qeverisë së Serbisë, borxhi i supozuar është llogaritur të jetë rreth 1,264 miliardë dollarë amerikan. Çështja e borxhit dhe si duhet të zgjidhet ky problem është diskutuar në negociatat e fundit në mes të Prishtinës dhe Beogradit në procesin e udhëhequr nga Ahtisaari në Vjenë. Rreth gjysma e borxhit është ndaj Bankës Botërore, ndërsa gjysma tjetër është borxh ndaj Klubit të Parisit dhe atij të Londrës.

Ligjërisht, Kosova nuk është nënshkruese e këtyre kredive dhe si e tillë asnjë pjesë e borxhit nuk mund t’i transferohet automatikisht. Nënshkruese e borxhit ka qenë Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, dhe pasardhëset e saja, Republika Federative e Jugosllavisë, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe në fund Serbia. Në aspektin ligjor, Qeveria e Serbisë është përgjegjëse për borxhin dhe çfarëdo ndalese e pagesës së borxhit pa marrëveshje me kreditorët dhe Republikën e Kosovës do të ketë pasoja vetëm për Serbinë. Megjithatë, autoritetet e Kosovës duhet të theksojnë përsëri gatishmërinë për të diskutuar këtë çështje.

Rekomandohet që sa i përket çështjes së borxheve, Qeveria e Kosovës t’i koordinojë politikat në bazë të parimeve në vijim:

1) Kosova duhet të shprehë gatishmërinë që të merr përsipër kthimin e kredive, që janë përdorur për projekte në Kosovë. Ekziston një numër i projekteve në Kosovë të cilat janë financuar nga këto kredi. Kosova nuk duhet ta mohojë këtë dhe në rrugën drejt zhvillimit të shtetit të qëndrueshëm dhe të respektueshëm, duhet të pranojë obligimin moral që të merr përsipër borxhet të cilat i takojnë asaj.

2) Kosova duhet t’i pranojë borxhet vetëm pasi të verifikojë se ato fonde janë investuar në Kosovë. Kjo mund të bëhet duke e verifikuar dokumentacionin origjinal të kredive që momentalisht gjendet në Beograd. Pasi që borxhi është ndaj shumë kreditorëve individual është joreale të pritet që ky informacion mund të mblidhet nga këto institucione. Kosova nuk duhet të marrë përgjegjësinë për çfarëdo pjese të borxhit në qoftë se nuk ka qasje në këtë dokumentacion.

3) Kosova duhet të jetë e gatshme të diskutojë me Beogradin çështjen e borxheve siç është paraparë në Planin e Ahtisarit. Ekzistojnë disa raste ku dy shtete të ndara kanë diskutuar çështje të sukcesionit. Gjithashtu, të gjitha shtetet e tjera të pavarura të ish-Jugosllavisë kanë negociuar ndarjet e pasurisë dhe borxheve. Rasti i fundit ishte pavarësimi i Malit të Zi. Në shumicën e rasteve, pasi që diskutimet përfshijnë edhe ndarjen e kredive të paalokuara, (kreditë e përgjithshme), marrëveshjet përfshijnë edhe ndarjen e pasurive të shtetit, si edhe çështje të tjera të pazgjedhura të ndarjes.

Këto parime sigurojnë që Kosova është gati që të diskutojë pasuritë dhe obligimet për t’i respektuar përgjegjësitë dhe obligimet e veta; dhe vepron në pajtueshmëri me parimet e Planit të Ahtisaarit duke mos i dëmtuar interesat e saja financiare.

Instituti për Studime të Avancuara – GAP

Read Full Post »

Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo ishte përgjigja e Washingtonit ndaj deklaratave të zyrtarëve rusë që dje ishin për vizitë në Beograd, ku theksuan mbështetjen e Rusisë për sovranitetin serb. Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne, ka thënë nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns.

“Ne do të bëjmë përpjekje të punojmë me të dyja palët, si rusët ashtu edhe serbët, mirëpo duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Serbisë për “anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA”, zëdhënësi Casey tha se edhe ajo deklaratë e kryeministrit serb “nuk dallon shumë nga çdo fjalim tjetër që ka mbajtur ai (Koshtunica) për Kosovën”.

Ndërkaq nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns duke folur mbrëmë në Washington, në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, ka hedhur poshtë zërat për ndarjen e Kosovës.

“Ne nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës, e këtë nuk do ta pranojnë as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO-ja”, tha Burns. Ai shtoi se “Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne”.

“Nëse Serbët e Kosovës, apo ata në Beograd mendojnë se mund ta ndajnë Kosovën, atëherë ne u themi se e kanë gabim”, tha nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, në një nga fjalimet e tij të fundit në postin e tanishëm.

Ai në fillim të marsit pensionohet me dëshirën e tij. Do të mbahet në kujtesë të Kosovës sepse ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që i orientoi dhe i dinamizoi aktivitetet për zgjidhjen e 1ështjes së saj gjatë tre vjetëve të fundit.

Radio Televizioni i Kosovës

Read Full Post »

Ministri për Tregti i Serbisë, Predrag Bubalo, njoftoi dje se Serbia nuk do të vendos embargo ekonomike ndaj Kosovës. Sipas ministrit shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk do të ndikoj në marrëdhëniet ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ne së pari ne duhet të kujdesemi për ata njerëz që e njohin shtetin e Serbisë dhe janë qytetar lojal të Serbisë” theksoi Bubali dhe shtoi se Serbia nuk mund të dënoj këta njerëz për shkak të tjerëve.

Bubalo mendon se çështja e statusit të Kosovë nuk ka përfunduar ende dhe se Serbia nuk mundet të vendos embargo në “një pjesë të territorit të saj”.

molla kuqe

Read Full Post »