Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘SHPK’


Shërbimi Policor i Kosovës, gati një vit pas vrasjes së Triumf Rizës, ka shpallur në kërkim tre persona që sipas policisë ishin të përfshirë në vrasjen e kolegut të tyre Riza. Në mesin e të kërkuarve është edhe Enver Sekiraqa.

Enver Sekiraqa dhe Triumf Riza ishin në konflikt me njëri tjetrin. Eshtë thënë se ky konflikt buronte nga lidhjet e dashurisë që këngëtarja Adelina Ismajli kishte së pari me Sekiraqën dhe më pas me Rizën.

Në komunikatën e lëshuar për shtyp nga SHPK-ja thuhet se kundër Enver Sekiraqa së bashku me Rrahim dhe Ilir Avdullahun, zyra e prokurorisë speciale në Prishtinë ka marr aktvendim për zhvillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 të KPPK, të kryer në bashkëveprim, ndërsa për të dyshimtin Enver Sekiraqa edhe për dy vepra penale të dhunimit nga neni 193 të KPPK-ës, dy vepra penale të detyrimit nga neni 267 të KPPK-ës dhe për një vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 të KPPK-ës.

Fletarresti është shpërndarë edhe përmes Interpolit

Triumf Riza u vra me 30 gusht të vitit të kaluar në qendër të Prishtinë. Ditë më vonë policia arrestoi kryesin e vrasjes. Gjyqi kundër autorit dhe disa të tjerëve që ishin të përfshirë në këtë vrasje po vazhdon në Prishtinë.

Të shumëkërkuarit në Kosovë marrin azil në Mitrovicën veriore

Reklama

Read Full Post »

I shumëkërkuari, Enver Sekiraqa, që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza, sipas gazetës Koha Ditore është parë duke pirë kafe në Mitrovicën veriore, pjesën e qytetit të Mitrovicës që dominohet nga serbët dhe kontrollohet nga banda serbe të financuara nga qerveria e Serbisë.

Madje Sekiraqa ishte i shoqëruar nga shumë serb, disa nga këta pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës.

Triumf Riza që ishte pjesëtar i një njësiti special të SHPK-së, u vra me 30 gusht të vitit të kaluar në qendër të Prishtinës. Autor i vrasjes ishte Arben Berisha, por policia dhe të afërmit e Triumfit besojnë se vrasja ishte e porositur nga Enver Sekiraqa.

Në vitin 2006 në një nga kasinot e Prishtinës kishte një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës gjoja për shkak të këngëtares Adelina Ismajli. Pas kësaj Riza mbijetoj disa atentate deri kur u vra me 30 gusht të vitit 2007. Menjëherë pas vrasjes së Rizës policia bastisi kafenë ”Sekiraqa” në Prishtinë, pronë e Enver Sekiraqës dhe familjes së tij. Gjatë kësaj dite pati edhe bastisje të shtëpive të Enver Sekiraqës dhe me këtë rast u arrestuan babai dhe vëllai i Sekiraqës.

Në ditët pas vrasjes Sekiraqa nuk u shpall i kërkuar por policia e Kosovës ishte e interesuar që të intervistonte Sekiraqën por ai nuk ju përgjigj kërkesave të policisë.

Disa muaj më vonë u lëshua një urdhërarrest gjyqësor por policia e Kosovës ende nuk ka arritur të arrestoj Sekiraqën.

Read Full Post »