Të paktën 150 persona janë plagosur nga një varg shpërthimesh në një depo municionesh në fshatin Gërdec në afërsi të Tiranës, shumica e tyre janë civilë. Edhe një orë pasi ngjarjes kanë vazhduar shpërthimet aty, në 4 depo tjera të mbushura me armatime dhe municion të ndryshëm. Fitet për së paku 150 të plagosur dhe për së paku 4 të vdekur. Kryeministri Berisha tha se “situata është shumë serioze dhe alarmante” dhe rreth orës 14:00 është nisur drejt Gërdecit.
Posts Tagged ‘shqipëri’
Shumë të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi në Gërdec
Posted in Ballkan, Shqiptari, tagged 15 mars, gerdec, shqipëri on E shtunë, 15. Mars 2008| Leave a Comment »
Në Himarë grekët shkulin tabelat në gjuhë shqipe
Posted in Ballkan, Shqiptari, tagged Himarë, Minoritete, shqipëri on E diel, 2. Mars 2008| Leave a Comment »
Himara do te jete memece edhe sivjet. Vizitoret nuk do te mund te informohen per plazhet, kishat e vjetra dhe monumentet e kultures.
Edhe kete vere, ne rruget qe te cojne per ne Himare do te jene vendosur vetem pak tabela rrugore, qe tregojne kthesat e rrezikshme dhe qendrat e banuara, si dhe parullat qe deftejne luften politike qe behet mes shqiptareve dhe grekeve ne kete zone. Ne fakt, ne Himare u instalua ne vjeshten e vitit te shkuar gjithe sinjalistika kulturore-turistike. Ne afersi te cdo plazhi, te cdo kishe te vjeter, keshtjelle apo siti arkeologjik, u vendosen tabela udherrefyese ne shqip dhe ne anglisht, me qellim qe t’u sherbenin turisteve vendas dhe te huaj. Por, pa mbaruar mire instalimi i sinjalistikes, Bashkia e Himares vendosi t’i shkule gjithe tabelat e vendosura nga Llogaraja deri ne Borsh.
Qe te ishin te denja per te qendruar ne rruget qe kalojne neper Himare, keto tabela na duhet te ishin shkruar edhe ne greqisht, ndaj bashkia veproi shpejt, edhe pse vendimi per vendosjen e tabelave ishte marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve (DPRRSH), qe eshte enti pronar i rrugeve kombetare.
Top Channel
Të shoh në sy, Kosovë!
Posted in Kosovë, Opinion, Shqiptari, Shtetformim, tagged Kosovë, pavarësia, shqipëri on E shtunë, 23. Shkurt 2008| 10 Comments »
Edlira Gjoni, Tirana Observer
Të shoh në sy, Kosovë! Drejt, në syrin tënd zhbirues, që s’tutet, as ulet, as dridhet. Në sy të shoh, Kosovë. Në sy! Dhe më ngul drithërimat qartësia e asaj që shoh drejt në sytë e tu. Mëvetësinë, bindjen për ta pasur, këmbënguljen për ta arritur, të drejtën për ta merituar. Dhe më dhembin sytë e mi, Kosovë. Sytë e mi shqiptarë, që nuk e panë kaq drejt vuajtjen tënde; as pastrimin tënd etnik; as rrugën tënde të pashembullt 9-vjeçare për ta arritur standardet që në Tiranë nuk po dinë të arrijnë dot; as këmbënguljen tënde të palëkundur nga asnjë lloj presioni, lëmoshe apo gënjeshtre.
Të shoh në sy, Kosovë, dhe më vjen për të qarë. Për të vuajtur më vjen, që ndjenja ime e gëzimi për ty më është mbuluar nga manipulimet prej të cilave nuk kam imunitet. Guximi yt për të marrë atë që meriton më tremb, sepse më pyesin “a din ti, Kosovë, të ndërtosh shtet? A mundesh ti, Kosovë, të kuptosh fjalën “demokraci”? A din ti, Kosovë, të jetosh në komunitet?” …Unë i ul sytë e para, Kosovë. I ul poshtë krejt, se nuk e kam aq të fortë besimin tek origjina ime; as tek të drejtat e mia që përditë m’i tregojnë të ndryshme; as tek kultura ime, që shumë kam lënë të ma përziejnë; as tek idealet e mia, që nuk di nën ç’qiell presin të damkosen a të lulëzojnë.
Unë ika nga Shqipëria në ’97-ën, Kosovë. Së bashku me mijëra të tjerë që eksoduan, e me të tjera mijëra që shkuan poshtë dheut për të mos parë çmenduritë sipër tij. Kurse ti i mblodhe të gjithë shqiptarët e tu një vit më vonë, me anije, aviona e mushka, me armë në krah e pa kompromis në kokë. T’i pritëm të dëbuarit e tu, Kosovë, por nuk iu bashkë-ngjitëm Bacës, as Ramushit, as Hashimit, as Vetonit, as Imbrahimit. As në Recak, as në Rambuje, as në Prishtinë! E pamë të vërtetën tënde me sytë e botës, Kosovë; edhe pse me gjysma fjalësh përkthenim vetë për ty në Morinë. Por s’ta kaluam cakun, Kosovë. Prandaj i ul sot sytë e mi.
“Mëvetësinë ta njoh me kushte”-të thashë. Po ti e kurseje zërin për atje ku do të dëgjohej. Kushtësitë e mia ishin sy-poshtë. Por në 17 Shkurt ma shkule nga kraharori ndjenjën që meskiniteti dhe sytë e tretë më bënin të shihja për ty. Festova në Vlorën e Ismailit dhe qava bashkë me Isë Boletinin. Ia mora këngës labe për ty; dhe nuk doja fare të frenohesha e kërkoja llogari për ndjesitë e mia të vrullshme kuqezi. Ngrita dolli për pavarësinë tënde në Tiranë, e ri-gjetura Kosovë. Dhe përjetova njëlloj si në Fier, në Lushnjë, në Durrës, në Shkodër, në Gostivar, në Shkup, në Tetovë, Romë, Londër, Boston, New York, Gjenevë….kudo ku kishte një shqiptar. Gëzova; dhe ngrita kokën të të shoh drejt në sy! Mezi i shihja sytë e tu, me kokën lart dhe vështrimin drejt, ashtu siç e mbaje edhe në Recak, edhe në Rambuje, edhe në Hagë. Nuk e kapja dot vështrimin tënd që sheh vetëm drejt. Vështrim gjigant, mbartur në pa-përulësinë e ish-komandantit që para se të mësonte të “negocionte” për termat, i mësoi terma-nxjerrësit se ç’do të thotë “të mos heqësh dorë nga ideali”.
Kam frikë nga vështrimi yt, Kosovë. Është i gjallë, i qartë, i largët, i drejtë, dhe është disa kokë sipër meje. Ty s’tu drodh qerpiku. As me shprehjet e ngrira në kokat e prera në 99-ën, as në politikën e zvarritjes vrasëse deri në 2008-ën. Ti pe drejt! Shumë drejt, Kosovë! Prandaj më tremb, më tkurr, më shpërfill vështrimi yt. Por unë vazhdoj, vazhdoj të të shoh në sy, sepse dua të di deri ku shkon ai vështrimi yt; se këtu poshtë, nga Shqipëria ime, ende nuk duket dot gjë. Asgjë nuk shoh. Shtati, përshtatja, asimilimi, përulja, hapja rrugë, bindja pa fjalë, kompromisi pa skrupull, etja për pak më shumë gjatësi, m’i kanë shkulur fare ato rrënjët që ushqejnë virtytet që mban ende gjallë ti, Kosovë. Ato virtyte që guxoj të t’i quaj edhe tribale, se kështu më kanë mësuar të parët dhe ndërkombëtarët. Të njëjtët të cilëve ti u mësove se mëvetësia ka lindur para diplomacisë. Po, po. Të njëjtët që më kërkojnë Himarën e më mohojnë Çamërinë. Të njëjtët që më thonë “orientale”, e që rrugën për tek gjuha ime fare nuk e dinë. Të njëjtët që më përbuzin e më duan, se pa përbuzjen ndaj meje, nesër më nuk gdhijnë! Ti i sfidove, Kosovë. Ata, bashkë më mua, perëndimoren pa tribu. Qytetaren e salloneve të mëdha me gota gjaku pa shije. Zbërthyesen e demokracisë, tamam këtu ku ka 18 vjet që meritokracia është ulur këmbëkryq në orgjitë me kalbëzimet perëndimore. Të shoh në sy, Kosovë. Dhe ti bën bash mirë që ma shpërfill vështrimin. Më në fund, e meritoj!