Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Shqipëria në Eurovision’


Përfundoi Eurovision 2008 dhe fitoi përfaqësuesi i Rusisë, Dima Bilan, me këngën “Believe in me” falë votave nga ish-republikat sovjetike.

Olta Boka me këngën “Zemrat i lamë peng” përfundoi në vendin e 17 me gjithsej 55 poena. Vendet që i dhanë më së shumti poena Shqipërisë ishin Maqedonia (12), Greqia (10) dhe Zvicra (8).

(më tepër…)

Reklama

Read Full Post »

Olta Boka, vetëm 16 vjeçare, çoi Shqipërinë në finalen e Eurovision që do të mbahet të shtunën në Beograd.

Për dallim nga më herët kur kënga shqiptare këndohej e tëra apo pjesërisht në anglisht, këtë herë e gjithë kënga është kënduar në shqip, diçka që ka ngritur dyshimet tek serbët se kjo po ndodhë për shkak të pavarësisë së Kosovës. Kjo është mohuar nga përfaqësuesit shqiptar që shpjegojnë se kanë zgjedhur gjuhën shqipe pasi një përkthim në anglisht nuk i përshtatej këngës.

Gazeta Korrieri nga Tirana raporton se salla e Evrovisionit ne Beograd shpërtheu me ulërima dhe parulla antishqiptare ne momentin e prezantimit te këngës së përfaqësueses së Shqipërisë.

Nata finale e festivalit do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 21 CET. Olta Boka është rradhitur si numër 3 dhe do të këndoj këngën baladë “Zemrat i lamë peng”.

Disa shqiptar nga Kosova janë të zhgënjyer me fitoren e Olta Bokës në Festivalin e RTSH-së meqenëse fitorja e saj ishte rezultat i votimit taktik dhe të porositur që bëri këngëtari i mirënjohur dhe njëkohësisht anëtari i jurisë, Alban Skenderaj. Kjo sjellje e Skenderaj bëri që dy këngëtare pjesëmarrëse nga Kosova, që nga shumica e anëtarëve të jurisë kishin marr pikët maksimale, të renditeshin në vendin e dytë dhe jo të parë, diçka që ato e meritonin sipas disa.

Por tani kjo duhet harruar dhe luten të gjithë shqiptarët nëpër botë që të përkrahin Oltën duke votuar për këngën e saj. Votimet mund të bëhen për disa minuta, pasi të janë prezantuar të gjitha këngët.

Le të shpresojmë se Olta arrin të korr suksese dhe të përfaqësoj të gjithë shqiptarët denjësisht.

Më poshtë mund të shihni paraqitjen e Oltës në gjysmëfinalen e dytë që u mbajt dje.

Molla e Kuqe

Read Full Post »