Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Slobodan Millosheviq’

Vlimi i popullatës serbe të Kosovës në fundin e viteve 80’ detyroi hyrjen në skenë të përgjegjësve më të lartë serbë të Lidhjes Komuniste (1). Megjithatë, duke ju druajur grackës nacionaliste, Ivan Stamboliçi, padroni i vjetër i komunistëve serbë, tashmë President i Republikës socialiste të Serbisë, dërgoi në vend zëvendësin e tij të ri Sllobodan Millosheviçin, një aparatçik pothuaj të panjohur në këtë periudhë. Asnjeri nuk ish në gjendje të merrte me mend pasojat e këtij akti, bile edhe Stamboliçi vetë injoronte shtrirjen e gjestit të tij. Dashur padashur, ai kish relancuar karrierën e jashtëzakonshme të zotit të ardhshëm të Beogradit, duke varrosur me këtë rast të vetën. Fjalimi i improvizuar i Millosheviçit në Fushë Kosovë, në 24 prill të vitit 1987, mbi mbrojtjen e të drejtave të shenjta të serbëve u shëndrrua në një program politik dhe populli serb, pasi e kish dëgjuar dhe stërdëgjuar nëpërmjet valëve herciane, përfundimisht ndjeu që përpara tij gjendej i vetmi njeri me përmasa kombëtare i aftë për t’a mbrojtur. Një vit më vonë, në dhjetor 1987, Stamboliçi zhdukej nga skena dhe Millosheviçi forconte bazën e tij personale si njeriu më i fuqishëm i Lidhjes së Komunistëve.

Ndërkohë që çështja e Kosovës shëndrrohej në temën kryesore të Pleniumit të IXtë të LKJ, mediat përfitonin nga rasti dhe i kushtonin kësaj ngjarjeje titujt e tyre më të dukshëm. Qerthulli djallëzor ishte vënë në lëvizje : instancat më të larta të partisë dhe të pushtetit kishin marrë çështjen e Kosovës në duart e tyre. Kjo çështje si dhe mënyra me të cilën do të trajtohej do të galvanizonte unitetin e shkundur të komunistëve në dëm të rrymave reformiste që e minonin prej kohësh. Në këtë mënyrë do të krijohej një aleancë e papritur mes ndjenjës nacionaliste, ndërgjegjes shoqërore dhe militantizmit luftarak, pasojat e të cilës do t’i ndrronin faqen situatës kosovare. Kjo gjë i përgjigjej më së miri ndjenjës së përgjithshme të poshtërimit që ndihej mes opinionit publik serb ndaj çështjes kombëtare, humbjes së toruas të shtresave të gjera puntore përsa i përket një politike ekonomike katastrofike (2) që mbretëronte në vend dhe së fundi apatisë së thellë të masës së komunistëve, e shgënjyer nga qëndrimet e çthurura dhe anarkiste që gërryenin aparatin e partisë. Të tërhequra nga fjala e Millosheviçit që premtonte rivendosjen e rendit dhe të madhështisë të popullit serb, populli i tërë nuk donte të kqyrte përzierjen e çeshiteve aq bukur të sajuar, ai dëshironte të jetonte dhe të shihte drejpërdrejt rimëkëmbjen dhe ringjalljen e kombit.

(më tepër…)

Reklama

Read Full Post »