Pronari i Top Medias, Dritan Hoxha, themelues i ‘Top Albania Radio’, ‘Top Channel’ dhe ‘DigitAlb’, humbi jetën pas një aksidenti automobilistik në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Aksidenti tragjik ndodhi në orën 01.50 minuta në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, përballë studiove aktuale të ‘Top Channel’, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.
Makina tip ‘Ferrari’ ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të Hoxhës, mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka përshkuar një hapësirë mbi 97 metra, nga ku është përplasur me një rrap 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës.
Bashkë me Hoxhën humbi jetën edhe 28-vjeçarja Entela Hysko.
Nga përplasja e madhe makina është ndarë në dy pjesë, duke u shkatërruar tërësisht, ndërsa 40-vjeçari Hoxha ka mundur të mbijetojë vetëm pak minuta pas aksidentit, por pa mundur të mbërrijë me shpresa jete në Spitalin Ushtarak, edhe pse forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje me shpejtësi, duke i nxjerrë viktimat nga makina.
Reagime nga Kosova dhe Maqedonia
Hashim Thaçi
Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë ‘Top Media‘, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern. Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të qeverisë së Kosovës, dhe në emrin tim
Menduh Thaçi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes tragjike të djalit, bashkëshortit dhe babait tuaj. Më lejoni t‘Ju shpreh Juve dhe stafit të “Top Media”-s ngushëllimet e mia të sinqerta e të partisë që përfaqësoj. Vlerësoj se me vdekjen e parakohshme të Dritanit, familja ka humbur njeriun më të shtrenjtë, ndërsa hapësira mediatike ka humbur kreatorin e informacionit modern. Dritan Hoxha krijoi dhe ndërtoi shtëpinë e madhe moderne informative për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Dritani do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët e Maqedonisë si njeriu që përmes “Top Media”-s solli në këto hapësira vlerat e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve. Sinqerisht mendoj se humbja tragjike e jetës së themeluesit të “Top Media”-s është humbje e madhe për frymën bashkëkohore mediatike, teknologjinë perëndimore dhe dixhitale.
(më tepër…)
Read Full Post »