Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘UÇK’

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i dërgoi letër ministres së Jashtme të Zvicrës,Micheline Calmy-Rei, lidhur me pretendimin e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte, se në Shqipëri ka pasur kampe ku mbaheshin ushtarë serbë.

Zonja Del Ponte, sipas deputetit Minxhozi, pretendon në librin e saj “Gjuetia”, se në rajonin e Matit në Shqipëri, zonë në të cilën ai është zgjedhur për në Kuvend, janë mbajtur të izoluar dhe janë përdorur për transplantime organesh disa qindra ushtarë serbë apo civilë gjatë luftës në Kosovë, në 1999. Zoti Minxhozi shkruan se ky është pohim i rëndë, i pabazuar në fakte dhe denigrues për banorët e zonës së Matit, për imazhin e Shqipërisë dhe rolin që ajo ka luajtur gjatë konfliktit, duke pritur rreth një milion banorë të shpërngulur me forcë nga Kosova, për shkak të represionit dhe pastrimit etnik serb. Deputeti Minxhozi shton se episodi me librin e Del Pontes nuk i ndihmon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ndërsa shpreh bindjen se vizioni i qeverisë së Bernës nuk përkon aspak me aludimet e ish-kryeprokurores së Hagës.

RTK

Read Full Post »

Kuvendi i Republikës së Kosovës, brenda dy jave, do të përcaktohet nëse do të dënojë vetëm me deklaratë politike ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, apo do të nisë një aktpadi në gjyq kundër saj për, siç thuhet, “shpifjet që ajo i ka bërë në adresë të UÇK-së”, në librin e saj “Gjahu: Unë dhe kriminelët e luftës”.

Me herët edhe deputeti i zonës së Matit në Kuvendin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se do të ngre padi kundër Del Pontes.

Telegrafi, Molla e Kuqe

 

Read Full Post »

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftes në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës libri i Del Pontes, që tani është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, përmban deklarata që një zyrtar i shtetit zviceran nuk ka të drejtë ti thotë publikisht.

Në shtypin serb, shumë javë para se të dilte libri, ka pasur shumë shkrime sipas të cilave Del Ponte në librin e saj shkruan se ka pasur të dhëna për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe më pas u kishte marr organet që ishin shitur në Perëndim.

Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-së dhe tani nën kryetar i AAK-së, ka mohur një gjë të tillë dhe i ka quajtur këto akuza politike, kurse një zëdhënës i TMK-së ka thënë se Del Ponte po gënjen.

Sipas medieve, autoritetet i kanë kërkuar Del Ponte që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Buenos Aires dhe të vazhdoj punën e saj si ambasadore e Zvicrës.

Të drejtat e librit që është në italisht i mban shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Në anglisht, libri pritet të del në fillim të vitit 2009.

Molla e Kuqe ka pasur disa artikuj në lidhje me këtë ceshtje. Keta artikuj mund ti gjeni këtu (shypeni)

Molla e Kuqe

 

Read Full Post »