Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Ulqin’

Ulqin

Në Prishtinë këto ditë po qëndron kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

Hajdinaga ka pasur një mori takimesh me zyrtar dhe politikan kosovar.

Në takimin që Hajdinaga kishte me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u bisedua për rrjedhat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17. shkurt të këtij viti. Kryetari i Ulqinit shfrytëzoi rastin që përmes Sejdiut t’i uroi popullit të Kosovës pavarësinë e vendit të tyre. Ai u shpreh se ka mundësi që Mali i Zi ta njohë pavarësinë e Kosovës para fillimit të sezonit turistik. 

Hajdinaga siguroi autoritetet kosovare se partitë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të lobojnë tek autoritet malazeze për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit qindra mijëra shqiptar nga Kosova do të bëjnë pushime në Ulqin. Hajdinaga i ftoi shqiptarët që të shkojnë në Ulqin edhe nëse nuk bëhet njohja e pavarësisë deri atëherë.

Molla e Kuqe

 

Read Full Post »