Kur i pash këto foto, lëng për goje më shkoj për me hangër fli.
Te Wikipedia Shqip e gjeta një recetë se si gatuhet flija
Për 4-5 persona duhen:
Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë.
Për masën duhet: 200 gr gjalpë(margarin), 2 filxhana caji ajkë (mazë), 3 lugë vaj.
Përgatitja:
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.
Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele.
Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos ose djathë.
Fotot marrë nga litscher
Boll e mir
jo 3-4 gota uj pak jan
uuuuuu sha koka e mir
ok shum bukur
uuuuuuu
shum e mir amo tish kon e vertet jo veq foto hehehe klm.