Tash më propozimi për Kushtetutën e Kosovës është publikuar dhe pas një debati publik që më së shumti mund të zgjatë një muaj do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.
Preambula
Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqëdashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet;
Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit;
Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqëdashëse në Botë;
Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;
Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.
3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Neni 2 [Sovraniteti]
1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, përmes përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj e Kushtetute.
2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e parapara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në një sistem të sigurisë ndërkombëtare.
Neni 3 [Barazia para Ligjit]
1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda e jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.
4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
5. Pushteti gjyqësor është unik dhe ushtrohet nga gjykatat e pavarura.
6. Gjykata Kushtetuese është e pavarur në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe është autoritet përfundimtar në interpretimin e Kushtetutës.
7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
Neni 5 [Gjuhët]
1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.
2. Gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në pajtim me ligjin.
Neni 6 [Simbolet]
1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.
Neni 7 [Vlerat]
1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit në baza etnike, gjinore ose fetare, e së drejtës për të poseduar pronë, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë e hapur të tregut.
2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat tjera të jetës shoqërore.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Neni 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare]
Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.
Të gjitha nenet e propozimit për Kushtetutë të Kosovës mundeni ti lexoni në këtë faqe zyrtare.
jam kunder marteses ne mes te gjinis se njejt kjo esht nje hap prapa per kosoven kjo eshte anomorale nuk di ku jan bazu kta jurista qe me miratu ket ligj shum shum keq kete nuk e lejon as religjioni e as shkenca shum keq
Më vjen keq per per ate interpretues te kushtetutes që nje njeri qe i thot vetes jurist edhe del para popullit dhe e interpreton shume gabimisht martesen me gjini te njejt,e qe nuk eshte e vertet aspak.
-neni 37 ne Kushtetuten e Kosoves thot:Në baze te peqimit te lirë,çdokush gezon te drejten te martohet dhe te drejten qe te krijoje familje-ne pajtim me ligjin,prandaj gjene gazeten zyrtare te ligjit mbi familje ku ligji mbi familjen ndalon martesen ne mes personave me gjini te njejt.
-kjo breng s’do polemizim se martesa e personave te njejt eshte STOP
mblidhni mend o shqiptar ruana zot prej shqiptareve!!!!!
lus qe te hiqet sa me par pederizmi prej kushtetutes,ku dyshoi se shtirja e kesaj felliqesire ne kushtetut ne komisinet kushtetuse sigirisht ka pedera dhe nese nuk hjeket kjo felliqesir mos pritni vota tona…turrpi a ka brire o hajredin kuqi…
rrofte edukata aresimi mesimi…………rrofshin mesusit tan te devoteshem per atedhe
E perkrahi te shprehurin para meje , dhe lus ” ZOTIN,, qe edukohemi ne frymen sa me te shendosh ,sepse edukata vjen ne rende te par ,pastaj aresimimi dhe mesimi… Lus rinine e mrekullueshme shqipetare te i ikin kesaj felliqesire , ku pushtetaret tan jan verbu dhe sjan ka i shiqojne interesat kombetare dhe , ja ne qfare gjenje na kan pru .Vetem shiqoni si jane bere ..si bika…kan bere pasuri , ku femijet e tyre studijojn ne kolegjet me prestigjioze… me kulla te ndertuara…e po lozin me ndjersen e popullit…ku bota demokratike po habitet me ne…sigurisht thojn: popullit po i japim kashte e ne u knaqem me femijet tan , ku me siguri i thojne ngat zot pushtetin…ku edhe njehere lus rinine e shkelqyeshme shqipetare te ikin gjerave te ndaluara…ti rreken ditutise e mesimeve qe na qojne ne perparim ,qe jemi sa me te edukuar , te aresimuar me qelim te kemi pasardhes te shendoshe….sepse qesi pushtetar i kan humbur trojet tona…fitimtar jan shkijet sepse te molla e kuqe ne nish te serbise ka qen kufiri , e sot ku jemi ku shkjau permes enklavave po mundohet me zgjeru teritorin…TURRP per pushtetaret….ZOTI KA ME I DENUAR….
o shqipetar zgjohuni nga gjumi , dhe kundershtone kete felliqesire qe e kan shti ne kushtetuten e kosoves , ku dyshoi se ne mesin e atyre qe e perpiluan kushtetuten sigurishte ka pedera , te pe fytyre, e ne veqanti dyshoi ne kryetarin e kushtetutes se kosoves , sepse zyrtarisht jemi mbi 90% musliman , kete bota e di ,dhe i humbim per te na njohur mbi 50 shtete muslimane ,por edhe ato shtete qe ende ska mbrri pederizmi …,iu lus kthehuni pak mbrapa ke sunami ne indonezi , ku edhe VALET e DETIT jane hidheruar, ku ZOTI i PLOTEFUQISHEM iu tregoi… mblidhni mend..largohuni nga gjerat e ndaluara..Kjo vlen edhe per se mjafte kemi vuajt..se frigohen nese merr hov kjo felliqesire.. mos po na denon “ZOTI,,.
o Shqipetar a e dini qe pjesa dermuese jeni mysliman a jeni te vetedishem qe vatikani kete pune e ka ndalu e kush jemi ne a kemi fe nuk eshte qudi qe vendet arabe nuk e perkrahin kosoven shtet se ne se pari ne ket menyre shtet nuk behemi ky eshte shtet degjenerues asimilues.marrrrrrrrrrrrrreeeeeeeeeeee e gjynah prej Allahut
pershendetje MOLLES te KUQE qe na dhat mundsi me dhan komentet tona per disa ligje si per ligjin e ABORTIT dhe MARTESA e GJINIS SE NJEJT. marri ju qoft atyre juristve qe punuan ne ato ligje edhe gjith atyre kontribuan per kto pun te fliqura ,ktu edhte 96%popullata muslimane me leju me u ba kjo poshtersi ne ket popull shqiptar eshte katastrof tash duet me lut ALLAHUN te na run pej ndoni cunami apo sdi qka se mun me na ndodh qdo moment me u shtu pederat e smundjet e randa si hiv ajtsika komplet jurista te poshter edhe pasust e tyre duhet me denu.gjitashtu edhe ata qe vrasin femite posa lindur apo ende pa dal ne jet ata jan te gjith KRIMINEL… per kto ligje nuk kemi pas nevoj se ALLAHU na e ka lan ligjin vet KURANIN njeriun me formu njeridhe program jeteper me jetu si njerz kta pisa nuk lejuan bartjen E SHAMIS DHE MSIM BESIMIN e punt e flliqura i lejuan gjite populata duhet me u qu ne protesta per ndalimin e ktyre ligjeve te fliqura e te poshtra le ti tuten ZOTIT se i vretVALLAHI
[…] Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë Projekt Kushtetuta e Kosovës […]