Në kushtetutën që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij muaji dhe që bazohet në planin e Martti Ahtisaari nuk parashihet që Kosova të ketë ushtrinë vet, por vetëm një force sigurie.
Neni 126 i projekt-kushtetutës që tani është e hapur për konsultime publike rregullon funksionimin e asaj që pas miratimit të kushtetutës do të ketë emrin “Forca e Sigurisë e Kosovës”.
Sipas këtij neni kjo force që do të shërbej si force kombëtare e sigurisë që ka për detyrë të mbroj qytetarët e Kosovës në raste krizash, largim të mjeteve shpërthyese dhe të ofroj mbrojtje civile.
Detyrat e përmendura në këtë nen janë të njëjtat detyra që deri më tani kanë pasur Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Shumë kanë pritur që detyrat e TMK-së me krijimin e shtetit do të rriteshin dhe afroheshin detyrave që i kanë ushtritë e mirëfillta në shtet e pavarura por si duket TMK (FSK) do të duhet të pres edhe disa vite, ndoshta edhe dhjetëvjeçare për tu shëndruar në një ushtri të mirëfilltë.
Komandanti i FSK-së parashihet të emërohet nga Presidenti i Kosovës në bazë të rekomandimit nga Qeveria.
Fqinjët por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë frikë se një Kosovë e pavarur do të sjell probleme në vendet ballkanike ku shqiptarët janë minoritet. Kjo është reflektuar në planin e Ahtisaarit që pamundëson krijimin e një ushtrie të Kosovës. Kjo ushtri do të mundësonte mbrojtjen e territorit të Kosovës nga veti populli i Kosovës dhe jo nga paqeruajtësit ndërkombëtar.
Hartuesit e kushtetutës kanë thënë se pjesët e kushtetutës që bazohen në planin e Ahtisaarit vështirë që mund të ndryshohen kurse pjesët tjera janë të ndryshueshme por ndryshimet duhet të jenë të pranueshme nga p.sh. EULEX para se të miratohen.
Ky është artikulli i dytë nga një seri artikujsh që “molla kuqe” do të ju sjell lexuesve të saj në ditët në vijim për ti informuar me përmbajtjen e projekt-Kushtetutës së Kosovës që pritet të miratohet gjatë muajit mars.
Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)
TMK(foto)
This is a very good tip especially to those fresh to the blogosphere.
Short but very precise information… Many thanks for sharing this one.
A must read article!
Fantastic goods from you, man. I’ve understand your stuff previous to and you’re just too fantastic.
I really like what you have acquired here, really like what you’re saying and the way in which you say it. You make it entertaining and you still care for to keep it wise. I can’t wait to read far more from you.
This is really a tremendous site.
ENEDRRA IME ESHTE TE JEM USHTARE I KOSOVES . DHE NESE MA BEJE THIRRRJEN DO TE SHKOJ ME QEFE.